Flash

Përjashtimi i parë në karrierë, për shkulje flokësh: Joao Neves tërbohet me Cucurella

Lapsi.al 14 July 2025
Përjashtimi i parë në karrierë, për shkulje
Joao Neves i tërheq flokët mbrojtësit Marc Cucurella, arbitri shkoi në VAR dhe e përjashtoi: nerva të tendosura në minutat e fundit të finales së Kupës së Botës për Klube mes PSG dhe Chelsea. Të dy lojtarët ishin kapur edhe pak më parë dhe portugezi i Parisit nuk arriti të ruajë gjakftohtësinë: e kapi për flokësh kundërshtarin dhe arbitri nuk mund të bënte tjetër veçse ta dërgonte para kohe në dhomat e zhveshjes. Një episod që e shtoi edhe më shumë tensionin që po rritej me kalimin e minutave: PSG u bllokua plotësisht nga Chelsea, që e bëri të pafuqishme skuadrën e Luis Enrique dhe kjo shkaktoi jo pak bezdi tek parizienët.

Joao Neves kap për flokësh Cucurella

Joao Neves dhe Cucurella ishin ‘kapur’ edhe disa minuta më parë, kur futbollisti spanjoll i Chelsea u rrëzua shumë lehtë dhe pastaj qëndroi përtokë për një kohë të gjatë: mesfushori portugez nuk e pëlqeu sjelljen e tij dhe u përpoq ta ngrinte nga toka para se të largohej. Pak më pas të dy u kapën verbalisht dhe Neves i tërhoqi flokët kundërshtarit, duke treguar gjithë frustrimin e PSG që nuk arriti të shpaloste asgjë nga ajo që është në gjendje të bëjë. Futbollisti portugez nuk arriti të përmbahej dhe u dorëzua ndaj këtij gjesti të shëmtuar: arbitri iranian Alireza Faghani fillimisht e ndëshkoi me karton të verdhë por pastaj u thirr nga VAR-i dhe vendosi, në mënyrë të pashmangshme, ta përjashtonte. Marc Cucurella mund ta ketë ekzagjeruar në reagimin e tij, dhe në kohën e kaluar në tokë (nuk është i vetmi që mban këtë sjellje), por gjesti i Joao Neves është i gabuar dhe përjashtimi është absolutisht i drejtë. Nervozizmi nga ana e PSG ishte gjithmonë më i dukshëm me kalimin e minutave për mungesën e reagimit në zonën e golit nga skuadra e Luis Enrique: kjo situatë solli një përjashtim dhe zemërimin pas fishkëllimës finale që përfundoi në sherr.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI