Flash

Liverpool, hera e parë pa Diogo Jota: lojtarë me lot në sy në fund të ndeshjes

Lapsi.al 14 July 2025
Liverpool, hera e parë pa Diogo Jota: lojtarë me lot në sy
Për Liverpool ka qenë një pasdite surreale, prekëse, për të thënë të paktën me të drithërima për lojtarët, tifozët, trajnerët dhe stafin e Reds. Ndeshja e parë e skuadrës së Arne Slot pas vdekjes së portugezit Diogo Jota dhe vëllait të tij André në atë natë tragjike mes 2 dhe 3 korrikut si pasojë e një aksidenti rrugor në Spanjë, në Zamora. Në fushë Liverpool sfidoi Preston për një miqësore të zhvilluar në Deepdale. Fishkëllima e parë e ndeshjes u parapri nga një minutë heshtje shumë prekëse. Asnjë duartrokitje, asgjë nga këto, vetëm një heshtje e zhurmshme që dominoi gjithë stadiumin për të kujtuar sa më mirë Diogo Jota dhe André. Në ekranin e stadiumit fotoja e dy lojtarëve. Në fushë ndërkohë njëmbëdhjetë titullarët e parë të Reds u përpoqën të përmbanin lotët. Të gjithë me sytë nga toka dhe vend për kujtime, ato të bukurat, me portugezin Diogo Jota që do të duhej të luante edhe ai këtë miqësore. Një moment unik, prekës, i zbukuruar më pas nga momente të tjera që karakterizuan ndeshjen në kujtim të lojtarit portugez.

Të gjithë shënuesit festuan si bënte dikur Diogo Jota

Pasditja, para edhe minutës së heshtjes, ishte hapur me homazhe të njëpasnjëshme që të jepnin të dridhura nga të dy tifozeritë për Diogo Jota-n dhe vëllain e tij André. Pankarta me numrin 20 dhe fanella e Diogo-s mbushën stadiumin ndërsa të gjithë këndonin kore në kujtimin e tij. Ndërkohë kapiteni i vendasve, Ben Whiteman, vendosi një buqetë me lule poshtë sektorit të rezervuar për tifozët e Liverpool-it, ndërsa në stadium jehonte himni i Reds “You’ll never walk alone”.

Darwin Nunez, me lot në sy, përqafon Van Dijk

Ndeshja pastaj filloi dhe përfundoi me rezultatin 3-1 për Reds. Conor Bradley hapi serinë e golave menjëherë pas gjysmë ore, Darwin Nunez shënoi për 2-0 në fazat e para të pjesës së dytë dhe Cody Gakpo shtoi një gol të tretë në fund, pasi Liam Lindsay kishte shënuar për Preston. Çdo gol i shënuar nga lojtarët e Liverpool ishte rast për të kujtuar dhe nderuar kujtimin e Diogo Jota me festimin e tij tipik. Një moment unik i ndarë me duartrokitjet e gjithë publikut të pranishëm.

Lot dhe emocion në fund të takimit për lojtarët e Liverpool

Në përfundim të ndeshjes emocionet morën plotësisht përparësi me shumë lojtarë të Liverpool që iu dorëzuan hapur. Duke shkuar të përshëndesnin tifozët e Reds nën sektorin e tyre, disa pjesëtarë të skuadrës u prekën shumë. Lot për Nunez dhe kapitenin Robertson ashtu si edhe për Salah. Kujtimi i Diogo Jota do të mbetet gjithmonë i gjallë në kujtesën dhe në zemrën e çdo pjesëtari të Liverpool.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI