Flash

Festa e Lamine Yamal hyn në fokusin e qeverisë spanjolle: Ministria kërkon një hetim

Lapsi.al 14 July 2025
Festa e Lamine Yamal hyn në fokusin e qeverisë spanjolle: Ministria
Diskutimet nuk kanë fund rreth festës për 18-vjetorin e Lamine Yamal, një festë për të cilën dihet shumë pak, por që ka gjeneruar debat të madh për thashethemet që kanë dalë në pah. Të shtunën në mbrëmje ylli i Barcelonës ka mbledhur miq dhe shokë skuadre në një vilë pak larg qytetit dhe të gjithë kishin ndalim për të filmuar atë që po ndodhte dhe për të bërë fotografi. Shoqata ADEE, që merret me personat me akondroplazi dhe displazi të tjera skeletike me nanizëm, ka denoncuar se lojtari ka punësuar persona me nanizëm për argëtim. Një situatë që ka shkaktuar një stuhi polemikash dhe për të cilën ka ndërhyrë edhe qeveria spanjolle: sipas asaj që ka shpjeguar për EFE Drejtori i përgjithshëm për aftësinë e kufizuar, Ministria e të drejtave sociale ka kërkuar nga Prokuroria, Avokati i Popullit dhe Zyra për luftën kundër krimeve të urrejtjes të hetojnë nëse ligji për aftësinë e kufizuar është shkelur me rastin e festës së ditëlindjes.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @lamineyamal

Çfarë ka ndodhur në festën e Lamine Yamal

Të ftuarit kanë zbuluar vendin e festës vetëm disa orë para fillimit dhe mbi festën kishte shumë fshehtësi, aq sa ishte e ndaluar përdorimi i celularëve. Protesta e ADEE-së megjithatë denoncon praninë e personave me nanizëm si argëtim: kjo do të shkelte ligjin që ndalon shfaqjet që denigrojnë personat me aftësi të kufizuara. Një rast mjaft i rëndë për të cilin qeveria do të hetojë, por ndërkohë Lamine Yamal është tashmë i denoncuar nga shoqata për shkeljen “jo vetëm të legjislacionit në fuqi, por edhe të vlerave themelore etike të një shoqërie që synon të jetë e barabartë dhe me respekt” siç raporton Marca. Norma në fuqi ndalon çdo shfaqje apo aktivitet argëtues në të cilin marrin pjesë persona me aftësi të kufizuara të përdorur për të provokuar tallje apo përqeshje nga publiku. Një rrethanë që, nëse vërtetohet, mund të sjellë një gjobë të majme për lojtarin përveçse ta vendosë atë në qendër të një skandali jo të vogël.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI