Flash

Brown, nga pica te kababi: Milan e priste, Fenerbahçe tallet në video-prezantim

Lapsi.al 13 July 2025
Brown, nga pica te kababi: Milan e priste, Fenerbahçe tallet në
Archie Brown ishte rasti i parë i vërtetë i merkatos italiane, një tratativë plot me të papritura që në fund e la Milan duarbosh. Mbrojtësi firmosi me Fenerbahçe pavarësisht se kishte shprehur preferencën për kuqezinjtë, por dinamika që e çoi në oborrin e José Mourinhos është e denjë për një film të Hollivudit. Për këtë arsye turqit nuk e menduan dy herë përpara se të talleshin me skuadrën e Allegrit në videon e prezantimit të lojtarit, një thumbim për gjithë klubin që mbeti i mashtruar nga vendimi përfundimtar. Gjithçka dukej se e çonte anglezin te Milani, por pastaj lajme të sajuara dhe gjysmë të vërteta i devijuan të gjithë deri te rezultati final, transferimi në futbollin turk. Për këtë arsye Fenerbahçe nuk kurseu asgjë, duke futur në videon e prezantimit të lojtarit edhe një referencë për kuqezinjtë, duke treguar se në fund ata u anashkaluan dhe u lanë në plan të dytë.

Tallja e Fenerbahçes ndaj Milan për Brown

Tratativa ishte surreale dhe në fund kuqezinjtë mbetën me duar bosh, edhe pse ishin të sigurt se tashmë kishin arritur një marrëveshje me mbrojtësin që mezi priste të transferohej në Itali. Gjërat ndryshuan shumë shpejt dhe fitues në fund doli Fenerbahçe, i ndihmuar edhe nga mashtrimi i avionit privat që i përmbysi të gjitha. Nuk kishte asnjë fluturim të programuar, por videoja e prezantimit të Brown luan pikërisht mbi këtë.

Tratativa surreale për Brown

Në pamje shihet mbrojtësi në avion i shoqëruar nga një radio që në italisht jep njoftimin për Milan: “Talenti i ri anglez është gati të zbresë në Itali, në listën e klubeve të interesuara ishte edhe Fenerbahçe, por në fund zgjedhja e tij duket se ka rënë mbi Milanon.” Por Brown ndërron stacionin e radios, duke mbërritur te lajmi i vërtetë i merkatos: “Archie Brown është në Stamboll.” Anglezi vesh fanellën e Fenerbahçe dhe kalon nga pica te kebabi, një tjetër tallje për Milan që mbeti i djegur nga kjo tratativë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI