Flash

Asllani refuzon Betis, por Inter kërkon ta shesë: duhen para për blerjen e Leoni

Lapsi.al 13 July 2025
Asllani refuzon Betis, por Inter kërkon ta shesë: duhen para për

Finalja e Champions League e arritur për herë të dytë në tre sezonet e fundit dhe 1/8 në Botërorin për Klube kanë sjellë të ardhura të rëndësishme për arkat e Inter, por situata në aspektin e merkatos nuk ka ndryshuar shumë. Si në sezonet e fundit, shoqëria zikaltër, për të lëvizur në merkato, ka zgjedhur të reinvestojë paratë e përfituara nga shitja e lojtarëve të tepërt, mes tyre edhe Kristjan Asllani, por situatat individuale nuk janë kurrë të thjeshta për t’u menaxhuar dhe Cristian Chivu, që ka zëvendësuar Simone Inzaghi në pankinë, pret lëvizjet e para me shpresën që të mos detyrohet të shesë ndonjë titullar të padiskutueshëm.

Nuk ka nevojë Inter, ndryshe nga e kaluara. E edhe pse shitja e Calhanoglu te Galatasaray duket se është bllokuar, duke hapur ndoshta dyert për një raport të riparuar brenda dhomave të zhveshjes, dëshira e drejtuesve është të grumbullojnë një thesar të rëndësishëm për ta shpenzuar më pas në merkato sipas nevojave të skuadrës. Emrat për t’u larguar nuk mungojnë, për çdo rol.

Lojtarët në dalje, edhe Asllani

Në sulm, për shembull, për t’u larguar është Sebastiano Esposito që ka kontratë deri në 2027, vlerësohet 7 milionë euro dhe pëlqehet nga disa klube italiane si Fiorentina dhe Cagliari, por edhe Mehdi Taremi, për të cilin Inter do të donte të nxirrte një plusvalencë prej 10 milionë eurosh.

Lexo më tej: Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë

Në mesfushë, gjithmonë duke mbajtur në vëzhgim situatën Calhanoglu, të mundshëm për t’u larguar janë kryesisht Asllani, Aleksander Stankovic dhe Tajon Buchanan. Mesfushori shqiptar ka refuzuar Betis për të provuar të gjejë një zgjidhje në Serie A dhe, nëse te Inter do të vinte një ofertë mes 15 dhe 20 milionë euro, do të shitej menjëherë. Në prag të lamtumirës, të paktën për momentin, Aleksander Stankovic për të cilin shoqëria zikaltër ka tashmë një marrëveshje prej 10 milionë eurosh me Bruges; po punohet për klauzolën e riblerjes për të përcaktuar një shifër të përshtatshme. Së fundmi, anësori kanadez që vjen nga një dëmtim i rëndë dhe nga huazimi te Villarreal, dëshiron të gjejë hapësirë për t’u përgatitur për Botërorin që do ta luajë në shtëpi me Kanadanë dhe Sassuolo ka pyetur për të për një shifër që mund të afrohet tek 10 milionë euro.

Synimi, Leoni nga Parma

Duke e përmbledhur: mes Sebastiano Esposito, Taremi, Asllani, Stankovic dhe Buchanan mund të jetë më i lartë se 50 milionë euro thesari që Inter do të donte të nxirrte nga shitjet për të reinvestuar burimet në merkato. Si? Objektivi i parë është të forcohet dhe të rinovohet mbrojtja dhe, pavarësisht kërkesave shumë të larta të Parmës, profili i parë është ai i Leoni.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI