Flash

Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe tentoi të përdhûnonte fqinjën, në pranga 55-vjeçari

Lapsi.al 12 July 2025
Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe tentoi të

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.

Katër ditë më parë 55-vjeçari theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me fqinjën e tij, 25-vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë.

Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare (fqinje e tij). Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI