Flash

Tarifat e Trump për BE-në, reagon von der Leyen: Jemi gati për kundërmasa

Lapsi.al 12 July 2025
Tarifat e Trump për BE-në, reagon von der Leyen: Jemi gati për

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve europiane të importuara në SHBA, duke paralajmëruar se ky veprim do të prishë seriozisht zinxhirët transatlantikë të furnizimit dhe do të dëmtojë ekonominë në të dy anët e Atlantikut.

Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se BE është e gatshëm të marrë masa të nevojshme për të mbrojtur interesat e saj në rast se tarifat hyjnë në fuqi nga 1 gushti.

“Vendosja e tarifave prej 30% mbi eksportet e BE-së do të prishte zinxhirët kryesorë të furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve, konsumatorëve në të dy anët e Atlantikut,” deklaroi ajo.

“Pak ekonomi në botë janë aq të hapura dhe të drejta në praktikat tregtare sa Bashkimi Europian”, theksoi Ursula von der Leyen.

Von der Leyen shtoi se BE-ja ka qenë gjithmonë në favor të dialogut dhe një zgjidhjeje të negociuar, duke nënvizuar gatishmërinë për të arritur një marrëveshje para afatit të përcaktuar më 1 gusht.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se Bashkimi Europian është i përgatitur për kundërmasa proporcionale nëse SHBA nuk tërhiqet nga vendimi.

“Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme,” thuhet në deklaratë.

Presidentja e Komisionit përmbylli mesazhin e saj duke theksuar se BE-ja do të vazhdojë të thellojë partneritetet e saj globale, të bazuara në rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe respektin e ndërsjellë.

Ky reagim vjen pas vendimit të Presidentit Trump për të vendosur tarifa të reja ndaj Bashkimit Evropian dhe Meksikës, duke ngjallur shqetësime të thella në tregjet ndërkombëtare dhe duke rritur frikën për një luftë tregtare të gjerë mes fuqive ekonomike botërore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI