Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës humanitare në Gaza

Lapsi.al 12 July 2025
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) njofton se që nga fundi i muajit maj në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 798 vetë, që po përpiqeshin të merrin ndihma.

Sipas zëdhënëses së OHCHR-së, Ravina Shamdasani, 615 prej këtyre vdekjeve janë regjistruar në ose pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmave humanitare që operohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili mbështetet nga SHBA dhe Izraeli.

Krime mizore

Ravina Shamdasan tha se OHCHR është sidomos e shqetësuar në lidhje me "krimet mizore që kryhen aty ku njerëzit rrinë në radhë për të marrë ndihma jetike, siç janë ushqimet". 

"Gati 800 vetë janë vrarë ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma", tha ajo. "Dhe shumica e të plagosurve kanë plagë nga të shtëna me armë zjarri," shtoi ajo.

183 persona të tjerë janë vrarë "me sa duket pranë konvojeve të ndihmave" të OKB-së dhe të organizatave të tjera të ndihmave në Territoret Palestineze, u tha ajo gazetarëve në Gjenevë.

Cili është roli i GHF-së?

Veprimtaria e GHF-së, e cila ka paralizuar në fakt rrjetin e gjerë të shpërndarjes së ndihmave të OKB-së në Gazë, është shoqëruar nga skena kaotike dhe është dëmtuar prej raportime pothuajse të përditshme për forcat izraelite që qëllojnë mbi civilët që përpiqen të marrin ndihmë.

Shifrat e publikuara nga OKB-ja flasin për të paktën 10 vetë të tjerë që u vranë të premten pranë një pike shpërndarjeje ndihmash në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës. Rreth 70 vetë të tjerë u plagosën gjatë një incidenti, njoftoi autoriteti shëndetësor i Gazës i kontrolluar nga Hamasi./ DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI