Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, pritet të takohet me liderët politikë

Lapsi.al 12 July 2025
Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, pritet të

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan ka mbërritur në Kosovë për vizitën e tij të parë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane, Anu Prattipati.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se kjo vizitë është pjesë e angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dhe përpjekjeve për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Gjatë qëndrimit të tij, Hanrahan do të zhvillojë takime dhe vizita për të thelluar prioritetet e SHBA-së për prosperitetin ekonomik.

Takime të rëndësishme priten edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili do të marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Prattipati. Po ashtu, gjatë vizitës, Hanrahan do të takohet me liderë të tjerë politikë të Kosovës. Disa ditë më parë, ai pati një takim të ngjashëm me presidenten Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI