Flash

Kush është François Modesto, “njeriu i të dhënave”: Juventus zgjedh drejtorin teknik

Lapsi.al 11 July 2025
Kush është François Modesto, “njeriu i të

Juventusi i ri nën drejtimin e Damien Comolli, me Igor Tudor në pankinë, po fillon të marrë formë. Drejtuesi francez më në fund ka hequr çdo dyshim mbi emrin e drejtorit teknik të bardhezinjve: do të jetë François Modesto. Një zgjedhje jo e lehtë duke qenë se në bllokun e shënimeve të administratorit Comolli ishin edhe Javier Ribalta (i cili ka punuar me Igor Tudor te Marseille) dhe Marco Ottolini (aktualisht përgjegjës për merkaton te Genoa). Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, Modesto do të jetë referenca kryesore për Tudor dhe skuadrën që nga grumbullimi i 24 korrikut.

Një figurë e rëndësishme dhe thelbësore në organigramën shoqërore të bardhezinjve dhe mbi të gjitha në linjë me idenë e futbollit mbi të cilën bazohet Comolli, pra të dhënat. Edhe Modesto në fakt fokusohet kryesisht tek kjo metodë duke ndjekur kështu të njëjtën rrugë. Në përvojën e tij të fundit Modesto ka punuar gjithmonë në Itali, por te Monza, para se të zgjidhte kontratën e tij me klubin brianziol në dhjetor 2024. Bëhet fjalë për një drejtues me një përvojë të mirë i gatshëm të japë një dorë të madhe skuadrës së Tudor në prag të sezonit të ri.

Kush është Modesto?

Modesto ka lindur futbollistikisht në Bastia dhe e njeh mirë Italinë edhe sepse ka luajtur te Cagliari në fillim të viteve 2000. Karriera si drejtues, pas lamtumirës me futbollin e luajtur, nis në vitin 2016 kur merr detyrën e drejtorit sportiv të Olympiacos, duke u bërë më pas në 2019 edhe Drejtor i Futbollit i Nottingham Forest, një tjetër klub në pronësi të Evangelos Marinakis. Modesto u zgjodh personalisht nga Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani për t’u vënë në dispozicion të Monza.

Modesto i kërkuar në të kaluarën edhe nga Milani dhe Roma

Edhe në tokën ai ka treguar aftësi shumë të mira menaxhimi dhe operacioni në aspektin e merkatos që i kanë sjellë klubit shumë përfitime nga shitjet. Ka lidhje në gjithë botën dhe së fundmi ishin interesuar për të edhe Milani dhe Roma, por ishte Juventus që besoi më shumë te drejtuesi francez i gatshëm të çojë përpara projektin e ri bardhezi të bazuar në një zvogëlim të fortë të strukturës drejtuese dhe gjithashtu teknike. Comolli, i cili po vepron i vetëm që nga momenti i emërimit të tij, tani ka detyrën vetëm të emërojë drejtorin sportiv, duke vazhduar në të njëjtën kohë të punojë sa më mirë edhe për sektorin e të rinjve dhe në sektorët e tjerë të klubit bardhezi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI