Flash

Shembet tuneli në Los Angeles, shpëtojnë punëtorët që po punonin brenda (VIDEO)

Lapsi.al 10 July 2025
Shembet tuneli në Los Angeles, shpëtojnë punëtorët

Tridhjetë e një punëtorë ndërtimi brenda një tuneli të madh industrial në Los Angeles ia dolën të shpëtonin pasi një pjesë e tij u shemb.

Punëtorët e ndërtimit ishin brenda tunelit në North Figueroa Street në Wilmington kur struktura u shemb rreth gjashtë milje nga hyrja, tha Shefi i Përkohshëm i Zjarrfikësve të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Ronnie Villanueva, në një konferencë për shtyp.

Punëtorët, sipas mediave të huaja ishin rreth 120 metra nën tokë. Më shumë se 100 punonjës të Departamentit Zjarrfikës të Los Angeles, mbërritën në vendngjarje, përfshirë anëtarë të ekipit të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, të cilët ishin trajnuar dhe pajisur posaçërisht për të përballuar shpëtimet në tunele në hapësira të mbyllura.

Autoritetet thanë se asnjë nga të shpëtuarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda. Anëtari i Këshillit të Qytetit të Los Anxhelosit, Tim McOsker, i lavdëroi punëtorët për ruajtjen e gjakftohtësisë.

Tuneli që po ndërtohet është 18 metra i gjerë dhe do të jetë 7 milje i gjatë për të transportuar ujërat e zeza të trajtuara nga e gjithë Qarku i Los Anxhelosit në Oqeanin Paqësor. Autoritetet thanë se puna nuk do të rifillojë derisa kontraktori i projektit të vlerësojë se çfarë ka ndodhur dhe ta konsiderojë vendin të sigurt.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI