Flash

Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës

Lapsi.al 10 July 2025
Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për

Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike. Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.

“Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.

Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.

Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.

Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional. Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme. Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.

Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti. Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dh...

08:09

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI