Flash

“1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils

Lapsi.al 10 July 2025
“1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk

“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona dhe duhet të shënonim. E zotëruam të gjithë lojë, por pësuam një gol në fundin e lojës që duhet ta evitonim. Kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion në një muaj dhe nuk arritëm të mbanim ritmin. U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm”. Kështu u shpreh Edi Martini, trajneri i Vllaznisë në përfundimin e takimit, ku Vllaznia u mposht nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League.

Asgjë nuk ka përfunduar, por sidoqoftë humbja në Elbasan Arena i ka komplikuar gjërat për shkodranët, në lidhje me kualifikimin. Martini e pranon, por nuk e humb optimizmin para ndeshjes së kthimit në Letoni. “0-0 do ishte më mirë se 1-0. Kemi edhe një ndeshje, jam optimist për lojën që kanë bërë djemtë dhe mendoj se mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit. Ky është një ekip i vështirë, shtatlartë dhe që mbrojnë mirë. Kur futen 10 lojtarë në zonën e 30 metërshit është e vështirë t’i çash. Kam besim te djemtë dhe kemi 90 minuta të tjera. 1-0 është një rezultat që mund ta kthejmë. Jemi më lart se ta”.

Lexo më tej: Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

Problemet me dëmtimet dhe për rrjedhojë edhe me formacionin kanë sjellë në vëmendje merkaton, për të cilën Martini flet hapur: “Ne kemi prit edhe lojtarë të vijnë, jemi në bisedime me shumë lojtarë. Është e domosdoshme të kalojmë këtë tur edhe për financat. Gjithsesi kemi një ndeshje që duhet ta luftojmë deri në fund për të arritur kualifikimin”, u shpreh tekniku shkodran.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI