Flash

Zgjedhjet e 11 majit/ Michael Gahler: Pati abuzim nga pushteti aktual

Lapsi.al 9 July 2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Michael Gahler: Pati abuzim nga pushteti aktual

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka komentuar në seancën e djeshme të Parlamentit Evropuan zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Gahler theksoi se, ndonëse teknikisht zgjedhjet shkuan mirë, mungesa e një fushe të barabartë loje dhe përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale janë tregues të qartë të abuzimit me pushtetin.

Sipas tij zgjedhjet u shoqëruan me akuza për pastrimin parash dhe ndikim nga grupet kriminale në ekonomi. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij theksoi se këto struktura duhet të çmontohen përpara se Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

"Kam qenë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Teknikisht ato shkuan mirë, por në fakt ne si vëzhgues dhe OSBE-ja, arritëm në përfundimin se nuk kishte një fushë loje të barabartë, sepse pati abuzim me pushtetin aktual, që do të thotë, për shembull, ata dhuruan një shumë prej 100 eurosh për pensionistët, pak përpara zgjedhjeve, ose që gjobat e trafikut, për gjobat e makinave, u anuluan dy ditë para zgjedhjeve.

Këto janë çështje që nuk duhet të ndodhin dhe që do të duhet të adresohen, përfshirë edhe rekomandimet që ende nuk janë zbatuar. Dhe vërtet, duhet të them, historitë që dëgjon, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve, për strukturat që lidhen me pastrimin e parave, ky është një fakt. Ka 30,000 apartamente që qëndrojnë aty, bosh, sepse janë ndërtuar me para të pastruara, dhe njerëzit që kërkojnë banesa, nuk mund t’i përballojnë.

Ekzistojnë këto skema të trafikut të drogës, dhe duhet të shohim, dhe unë jam i bindur, që do ta menaxhojmë këtë, që këto struktura të mos përfitojnë nga hyrja në Bashkimin Evropian. Ato duhet të shkatërrohen përpara se ky vend të hyjë në BE. Faleminderit shumë," tha Gahler.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI