Flash

Yamal e rregullat e festës së 18-vjetorit: të ftuarit do e mësojnë vendin 24 orë para

Lapsi.al 9 July 2025
Yamal e rregullat e festës së 18-vjetorit: të ftuarit do e

Lamine Yamal është një nga futbollistët më të fortë në botë, ka fituar tashmë gjashtë trofe dhe i ka fituar të gjithë si i mitur. Mosha madhore, megjithatë, është shumë afër, sepse të dielën më 13 korrik do të mbushë 18 vjeç dhe sulmuesi i Barcelonës do të festojë madhërisht. Në Spanjë kanë dalë informacionet e para për festën, dihen emrat e shumë të ftuarve, por nuk dihet as vendi e as lokacioni. Ka nga ata që thonë se do të festohet në Barcelonë dhe nga ata që mendojnë për një festë në Ibiza. E sigurt është që askush nuk do ta dijë vendin deri 24 orë para festës.

Të ftuarit VIP në festën e 18-vjetorit të Yamal

Të bëhesh 18 vjeç është një etapë e rëndësishme për këdo. Yamal, që po i shijon pushimet, po organizon një festë të jashtëzakonshme. Carlos Vicente Gomez, i quajtur ‘Chitu‘, duke folur me Pablo Parra, ka zbuluar disa emra mes pjesëmarrësve në festën që në të vërtetë do të mbahet të shtunën më 12 dhe do të zgjasë gjithë natën. Do të jenë të pranishëm Bad Gyal, këngëtare spanjolle shumë e njohur edhe për qëndrimet dhe betejat e saj ideologjike e politike, Bizarrap, DJ argjentinas shumë i njohur në Spanjë, Ozuna, reper portorikan i njohur, dhe Duki, një tjetër reper argjentinas.

Lewis Hamilton mund të marrë pjesë në festën e Yamal

Por mes të pranishmëve, sipas ‘Chitu‘, do të jetë edhe Lewis Hamilton, piloti i Ferrarit. Dhe do të ishte i ftuari më i shquar. Chitu ka thënë se festa për 18-vjetorin e Yamal nuk do të jetë festa tipike e një të sapomadhoruarit dhe ka garantuar që të ftuarit do të argëtohen jashtë mase.

[caption id="attachment_1013663" align="alignnone" width="1486"] Mercedes driver Lewis Hamilton of Britain reacts after the Formula One Abu Dhabi Grand Prix at the Yas Marina Circuit in Abu Dhabi, UAE, Sunday, Dec. 8, 2024. (AP Photo/Darko Bandic)[/caption]

Lokacioni dhe vendi i festës ende të panjohur

Lokacioni nuk dihet, do të jetë një event mondan në nivelin më të lartë me personalitete nga fusha të ndryshme, përfshirë atë të futbollit. Të ftuarit do ta mësojnë vendin e festës vetëm 24 orë para eventit. Në Spanjë pyesin se kush nga shokët e skuadrës te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle do të jetë i pranishëm, ndërkohë që ata të Real Madrid do të mungojnë, për shkak të Botërorit për Klube.

Lexo më tej: Yamal provokohet në aeroport e reagon ndaj tifozëve francezë: “Dembélé Topi i Artë”

Ndërsa gazetari Victor Navarro ka konfirmuar listën e të ftuarve, ka shtuar se Gjenerata Z do të jetë e kënaqur për artistët urban dhe tiktoker-at. Helen Condis, përkundrazi, ka pohuar se të ftuarit në festë nuk do të mund të fotografojnë asgjë me telefonat e tyre celularë.

Yamal është gjithmonë në qendër të vëmendjes

Yamal, për arsye të kuptueshme, është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Është, sepse është një kampion i madh dhe ka hapësira për përmirësim të jashtëzakonshëm. Është kur poston një foto të Maradonës në rrjete sociale ose edhe kur rinovon kontratën, e cila është, siç pritej, milionëshe. Por për futbollistin e Barcelonës është folur edhe për arsye të lidhura me thashethemet. Një pushim në Pantelleria me Fati Vasquez ka bërë që të flitet shumë për Yamal. Ata kanë thënë që janë vetëm miq, por është folur shumë për diferencën e tyre në moshë – dymbëdhjetë vjet (17 ai, 29 ajo).

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI