Flash

Lyon në Ligue 1, për Europën vendos... Crystal Palace: anulohet rënia nga kategoria

Lapsi.al 9 July 2025
Lyon në Ligue 1, për Europën vendos... Crystal Palace: anulohet

Lyon merr frymë lirisht dhe mbetet në Ligue 1. Komisioni i Apelit i DNCG-së, organi i kontrollit financiar të futbollit francez, ka përmbysur plotësisht vendimin fillestar për të rrëzuar klubin për shkak të problemeve të mëdha ekonomike të konstatuara, duke e rikthyer në fakt në kategorinë më të lartë. Duoja e përbërë nga amerikania Michèle Kang dhe gjermani Michael Gerlinger, të emëruar urgjentisht presidente dhe drejtor i përgjithshëm i OL-së, bënë të pamundurën duke arritur të bindin Komisionin e Apelit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), në rrethin e 15-të të Parisit, për aftësinë e tyre për të shlyer borxhet e klubit.

Vendimtare pra ishin argumentet dhe dokumentacionet që lidhen me forcën e klubit për të arritur të shlyejë atë që i detyrohet, duke filluar me një ulje drastike të pagave të skuadrës duke shmangur gjithashtu investime të mëdha në merkato. Nuk përjashtohen në fakt shitje të tjera pikërisht në merkato edhe me çmime mjaft të ulëta. Në fakt hapet një epokë e re për Lyonn që do të marrë pjesë edhe në Europa League-n e ardhshme edicionin 2025/2026.

Si do t’i rregullojë Lyon financat e klubit

Drita jeshile për të marrë pjesë në kompeticionin e dytë evropian për klube do të vijë pasi UEFA të ketë studiuar çështjen e pronësisë së shumëfishtë me Crystal Palace, i cili është nxjerrë në shitje nga John Textor dhe që gjithashtu është kualifikuar për kompeticionin. Në këtë pikë hapen edhe skenarë të tjerë për klubin anglez që do të duhet të kuptojë nëse mund të marrë vërtet pjesë edhe ai në Europa League.

Lexo më tej: Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2

Për momentin, të gëzuar janë megjithatë Lyon që përfundoi në greminë vetëm disa javë më parë dhe që tani e gjen veten të përballet sërish me Ligue 1 por duke u tkurrur në mënyrë të ndjeshme dhe duke u përpjekur të futet brenda kostove të parashikuara për t’u rreshtuar financiarisht brenda afateve të caktuara. Frymëmarrje lehtësimi edhe për Paulo Fonseca i cili, pikërisht pasi u largua nga Milani, kishte pranuar ofertën e Lyont duke e çuar atë në Europa League.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI