Jamal Musiala flet për herë të parë pas dëmtimit të rëndë dhe mbron portierin Gianluigi Donnarumma nga kritikat që ka marrë gjatë dhe pas ndeshjes mes PSG e Bayern Munchen: “Nuk ka askënd për të fajësuar, situata të tilla ndodhin”.
Pas disa ditësh diskutimi në lidhje me atë që ndodhi, futbollisti gjerman, i cili është operuar me sukses në klinikën e specializuar të Murnau në Bavari, ka folur për herë të parë dhe ka dashur të dërgojë mesazhin e tij për ata që kanë kritikuar portierin italian për kontaktin që çoi në dëmtimin e tij.
Musiala mbron italianin: “Nuk ka askënd për të fajësuar”
Musiala ka publikuar një video në Instagram ku ka dashur të theksojë se është mirë dhe ka vlerësuar mbështetjen e botës së futbollit: “Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju falënderoja për gjithë mbështetjen e ngrohtë që kam marrë, do të thotë shumë për mua. Është prekëse të shohësh se si bota e futbollit arrin të bashkohet në momente të tilla, dhe e vlerësoj jashtëzakonisht”.
Futbollisti i Bayern Munchen vazhdoi ndërhyrjen e tij të shkurtër duke u fokusuar tek përplasja me portierin Donnarumma dhe e çliroi italianin nga çdo përgjegjësi: “Operacioni shkoi shumë mirë, jam në duar të mira dhe doja të thoja se nuk ka askënd për të fajësuar për atë që ndodhi. Janë gjëra që ndodhin, dhe do ta përdor këtë kohë për të rikuperuar forcat dhe energjinë pozitive. Mezi pres t’ju shoh sërish”.
Musiala i operuar pas dëmtimit: kohët e rikuperimit
Jamal Musiala është operuar në klinikën e specializuar të Murnau, në Bavari, pas dëmtimit të rëndë të pësuar në çerekfinalet e Botërorit për Klube kundër Paris Saint-Germain. Futbollisti gjerman 22-vjeçar pësoi një frakturë të fibulës dhe dëmtime në ligamentet e kyçit të këmbës së majtë: Bayern komunikoi zyrtarisht rezultatin e operacionit përmes kanaleve të tij sociale.
Kohët e rikuperimit të nevojshme për të parë sërish talentin Jamal Musiala në fushë do të jenë mes 5 dhe 6 muajsh: kur futbollisti gjerman me shumë talent të jetë gati dhe të ketë rikuperuar gjendjen më të mirë fizike, atëherë do të kthehet në fushë. Është shumë e mundshme që rikthimi i tij të ndodhë mes fundit të dimrit dhe pranverës 2026.
Mesazhi mesazh Whatsapp në pushim të ndeshjes
Gigio Donnarumma ishte shumë i mërzitur për dëmtimin e gjermanit Musiala dhe i shkroi një mesazh në Whatsapp gjatë pushimit të ndeshjes mes PSG-së dhe Bayern, menaxherit të tij Vincenzo Raiola: “Sapo hyri në dhomat e zhveshjes madje hapi edhe telefonin. Në kaq vite që punojmë bashkë nuk e ka bërë kurrë. Zakonisht e fik një orë para fishkëllimës së parë për t’u përqendruar tek ndeshja dhe e ndiz përsëri pas ndeshjes. Kësaj here më dërgoi një mesazh për të më thënë që ishte i tronditur dhe që nuk e kishte bërë me qëllim”.