Flash

Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Dukatit, terreni vështirëson ndërhyrjen

Lapsi.al 8 July 2025
Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Dukatit, terreni

Vijon prej dy ditësh zjarri në malin e Dukatit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme në zonë. Flakët kanë shkrumbuar mbi 160 hektarë me bimësi të dendur, shkurre dhe pyje me pisha. Ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thepisur në zonë.

Zjarri rrezikon të përhapjet në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë, një zonë me rëndësi të lartë ekologjike dhe natyrore. Vija e zjarrit është e gjatë rreth 3 deri në 4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor. Krahu jugor i zjarrit, i cili ndodhet më pranë zonës së mbrojtur të Llogarasë, konsiderohet si më kritik dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

Vështirësitë për ndërhyrje janë të shumta. Terreni i thepisur, mungesa e rrugëve të aksesueshme dhe mungesa e burimeve ujore në afërsi kanë detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete dore si lopata, kazma dhe pompa shpine. Temperaturat e larta dhe era e fortë përkeqësojnë më tej situatën. Në terren ndodhen mbi 15 forca zjarrfikëse,ndërsa gjatë ditës se djeshme është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopter.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.8 lekë dhe d...

08:04

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI