Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnje dhe Hercegovinën

Lapsi.al 8 July 2025
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për importet nga Bosnje dhe Hercegovina. Tarifat e reja për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe ato për një sërë vendesh të tjera do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Ato janë më të ulëta sesa ato që Trump i paralajmëroi në prill - 37% për mallrat nga Serbia dhe 35% për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Megjithatë, zbatimi i këtyre të fundit u shty për 90 ditë.

Trump i paralajmëroi tarifat e reja në letrat drejtuar udhëheqësve të vendeve - në rastin e Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës kryetares aktuale të presidencës, Zhelka Cvijanoviq.

Këto letra janë të njëjta, përveç ndryshimeve në normat doganore që i vendosen secilit shtet veç e veç. Letra e Trumpit fillon duke thënë se është “nder i madh” për të që dërgon një letër, e cila tregon rëndësinë dhe përkushtimin e SHBA-së për marrëdhëniet tregtare me atë shtet.

Ai shton se SHBA-ja ka pranuar ta vazhdojë bashkëpunimin tregtar me vendin në fjalë, pavarësisht “deficitit të konsiderueshëm tregtar” që SHBA-ja ka me të.

Sipas tij, norma e deklaruar e tarifës - 30 për qind për Bosnje dhe Hercegovinën dhe 35 për qind për Serbinë - është shumë më e ulët se ajo që nevojitet për të eliminuar pabarazitë dhe deficitin tregtar.

Trump, gjithashtu, kërcënon se do t’i rrisë tarifat nëse vendet hakmerren, duke vendosur tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja. Trump njoftoi të hënën në rrjetin e tij social, Truth Social, vendosjen e tarifave të reja doganore për një sërë shtetesh.

Për Japoninë, Korenë e Jugut, Malajzinë dhe Kazakistanin parashikohen tarifa prej 25%; për Afrikën e Jugut 30%; për Indonezinë 32%; për Bangladeshin 35%; për Kamboxhën dhe Tajlandën 36%, dhe për Laosin e Mianmarin 40%.

Në fillim të prillit, Trump vendosi tarifë 10% për importet nga Kosova. Masë të ngjashme, atëkohë, vendosi edhe për importet nga Shqipëria, kurse për ato nga Serbia ishte 37%, nga Bosnje dhe Hercegovina 35% dhe nga Maqedonia e Veriut 33%.

Ekspertët vlerësuan se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha atëkohë se zyra e saj ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e kësaj mase duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri. Kosova nuk e ka konstituuar ende institucionin ligjvënës, edhe pse zgjedhjet parlamentare janë mbajtur pesë muaj më parë./ REL

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI