Flash

Tare fshin Vlahovic nga radarët e Milan: sulmuesi i ri vetëm në mes të gushtit

Lapsi.al 8 July 2025
Tare fshin Vlahovic nga radarët e Milan: sulmuesi i ri vetëm në

Asnjë revolucion, por mbi të gjitha… asnjë ngut. Milani i ri i drejtorit sportiv Igli Tare dhe teknikut Allegri po ecën me hapa të vegjël në merkato, me objektivin aktual për të siguruar mesfushorin Jordan Jashari. Ky është prioriteti i kuqezinjve që po presin “po”-në përfundimtare të Bruges. Nuk ka asnjë afat për ofertën, por propozimi prej 33 milionë eurosh plus pesë milionë bonuse nuk do të ndryshohet.

Jashari do të ishte blerja e dytë e vërtetë e drejtorit Tare, i cili pas Modric do të kishte preferuar të plotësonte mesfushën me përvojën e Granit Xhakës. Nuk ndodhi e në fund mbërriti Samuele Ricci, një tratativë e nisur prej muajsh para se të vinte drejtori i ri sportiv, dhe më pas e rikthyer në tavolinë dhe e mbyllur brenda pak orësh nga Tare.

Milan lëviz për Guéla Doué: ofrohen 15 milionë te Strasburg

Pas Jasharit fokusi i Milan do të përqendrohet plotësisht te mbrojtësit e krahut: emri i Doué është ndër të parët. Shpenzimi do të jetë i kufizuar, ndërsa për t’i dhënë teknikut Allegri sulmuesin që do të luajë përkrah Gimenez duhet pritur ende. Ndoshta madje deri në mes të gushtit, kur të ndizet një reaksion zinxhir i diktuar nga lëvizjet e të mëdhenjve të Premier League. Për momentin Milan pret pa e finalizuar goditjen, duke pasur parasysh që buxheti i parashikuar, rreth 25 milionë euro, nuk lejon ëndrra të mëdha. Tare kërkon të përfitojë nga mundësitë: përforcimi nuk do të ketë sigurisht emrin e Dusan Vlahovic, i cili po largohet nga Juventus por nuk konsiderohet i përshtatshëm nga Casa Milan.

Lexo më tej: Tare e Allegri, Milan zbret në fushë: drejtori e lartëson, tekniku thumbon Juventus

Në frontin e largimeve, bisedimet e nisura me Como për shitjen përfundimtare të spanjollit Alvaro Morata rrezikojnë të zgjasin. Galatasaray është gati ta lirojë por vetëm pasi të ketë marrë një sulmues të ri. Ja pse largimi i spanjollit lidhet, dhe shumë, me çështjen Osimhen, e bllokuar aktualisht. Napoli, në fakt, është i gatshëm të heqë dorë nga nigeriani vetëm përballë pagesës së klauzolës. Për këtë arsye De Laurentiis i ka thënë jo ofertës së parë të paraqitur nga turqit: kjo çështje premton ende të tjera të papritura.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI