Flash

Takimi Chivu-drejtues, kërkesat e teknikut e plani i shpenzimeve: lind Interi i ri

Lapsi.al 8 July 2025
Takimi Chivu-drejtues, kërkesat e teknikut e plani i shpenzimeve: lind

Pothuajse dy orë diskutim me drejtuesit, para se të përshëndeste dhe të merrte disa ditë pushim. Cristian Chivu bëri dje një bilanc me drejtuesit e Interit në Viale della Liberazione, duke biseduar me presidentin Marotta, Ausilion dhe Baccin mbi linjat udhëzuese të lëvizjeve të ardhshme të merkatos zikaltër. Fillimisht u nis nga faktet konkrete: mes Sucic, Luis Henrique, Bonny dhe blerjes përfundimtare të Zielinski janë shpenzuar rreth shtatëdhjetë milionë.

Arkat zikaltër, megjithatë, më në fund janë të mbushura pas vitesh të vështira, falë milionave të përfituara nga Champions League, Botërori për Klube, sponsorët në rritje dhe të ardhurat nga biletat: të tjerë miliona do të hyjnë nga shitjet e planifikuara ose të parashikueshme, por risia është se këtë vit më në fund mund të operohet me një bilanc negativ mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Me pak fjalë, pavarësisht largimeve, Chivu ka marrë konfirmimin që skuadra do të përforcohet.

Leoni prioritet i mbrojtjes

Trajneri zikaltër ka shtyrë përpara për sa i përket mbrojtjes: reparti duhet rishikuar dhe përforcuar. Nga Darmian te Acerbi, duke kaluar nga De Vrij, karta e identitetit flet qartë: për të rinovuar repartin e prapavijës objektivi mbetet Leoni i Parmës, i vlerësuar 30 milionë. Ideja për të financuar blerjen e tij me shitjen eventuale të Bisseck nuk i pëlqen shumë rumunit Chivu, të paktën sepse, përveç fitimit që do të bënte klubi, do ta privonte nga një mbrojtës i ri dhe gjithsesi me perspektivë të shkëlqyer. Me pak fjalë, më shumë sesa ta zëvendësojë, Chivu dëshiron të shtojë.

Ederson, duhet shitur Asllani

Kapitulli i mesfushës sillet i gjithi rreth Calhanoglu: kur të vijë oferta e Galatasaray, zikaltrit do të bëjnë vlerësimet e veta, por nuk janë të gatshëm të zbresin poshtë 30 milionëve. Para që do t’u shtoheshin milionave që pritet të arkëtohen nga Stankovic, Sebastiano Esposito, Valentin Carboni dhe, jo më pak të rëndësishëm, Kristjan Asllani: në atë pikë sulmi për Ederson, pasardhës i përzgjedhur i regjisorit turk shumë më tepër se braziliani Rios, do të bëhej i mundur. I palëvizshëm në vendin e tij mbetet Frattesi: për teknikun Chivu është një lojtar mbi të cilin duhet vazhduar të investohet.

Ndryshon preferenca për sulmin

Repart tjetër që duhet plotësuar është sulmi: me Lautaro, Thuram dhe Bonny duhet të qëndrojë edhe Pio Esposito, vlera e të cilit është në rritje të ndjeshme. Duhet megjithatë edhe një sulmues i pestë, për të cilin në gusht do të bëhet një investim i vendosur: jo më një profil si Hojlund, por një sulmues që di të lëvizë me topin, të driblojë dhe të luajë si trekuartist.

Lexo më tej: Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë

Së fundi Dumfries: për rumunin Chivu dhe për drejtuesit zikaltër është një pikë e fortë. Megjithatë, deri më 15 korrik mbetet aktive klauzola prej 25 milionë eurosh e vlefshme për jashtë vendit, e vendosur në momentin e rinovimit të kontratës vjeshtën e kaluar. Megjithatë deri tani askush nuk është paraqitur konkretisht dhe Inter është pothuajse i sigurt se mund të vazhdojë të llogarisë mbi anësorin holandez.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI