Flash

Pas Vlorës, Rama paralajmëron shkarkime ne Fier dhe Durrës

Lapsi.al 8 July 2025
Pas Vlorës, Rama paralajmëron shkarkime ne Fier dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkime të tjera në bashkitë e vendit, pas Vlorës. Gjatë një video-live në Facebook, Rama ka deklaruar se duhet një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës në bashkitë e vendit. Për këtë, Rama theksoi se sot pasdite do të jenë në Fier dhe më pas në Durrës.

“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri kjo pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete,” tha Rama.

Të këshilluara

Erion Veliaj mbetet në burg

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata e Lartë vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85)...

14:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI