Flash

Milan hoqi dorë, Xhaka në shënjestër të Juventus: çmimi i përshtatet bardhezinjve

Lapsi.al 8 July 2025
Milan hoqi dorë, Xhaka në shënjestër të Juventus:
Juventus duhet të sistemojë mesfushën. Mbi të gjitha ka nevojë t’i ofrojë teknikut Igor Tudor një lojtar që di të bashkojë cilësitë e regjisorit me ato të ndërprerësit të aksioneve. Për këtë arsye janë bërë sondazhe me Newcastle për Sandro Tonali, me Leicester për Ndidi dhe me Tottenham për Bissouma. Në orët e fundit, sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, bardhezinjtë janë futur fort në lojë edhe për zviceranin e Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, që ishte në shënjestrën e Milan. Ideja e Juventus është t’i vihen në dispozicion trajnerit kroat të paktën edhe dy mesfushorë të tjerë, edhe pse shumëçka do të varet nga e ardhmja e Douglas Luiz, i cili dështoi në sezonin e tij të parë bardhezi por që Juve nuk do të donte ta shiste lirë. Xhaka duket se është në listën e largimeve te Bayer Leverkusen, që ka zëvendësuar Xabi Alonso me holandezin ten Hag. Shifra për ta sjellë mesfushorin me origjinë shqiptare në Torino llogaritet mes 12 dhe 15 milionë euro. Sigurisht një operacion më i përballueshëm se ai që do të sillte italianin Tonali, një emër që pëlqehet shumë në shtëpinë bardhezi, por që do të kushtonte rreth 70 milionë.

Lexo më tej: Çmimi, mosha, paga, Xhaka largohet nga Milan: vështirësitë e operacionit për Taren

Xhaka nuk është më i ri, ka 32 vjeç, por ka fituar një eksperiencë shumëvjeçare në nivele të larta, pasi ka luajtur me Basel, Arsenal dhe Leverkusen, përveçse ka marrë pjesë në botërore dhe europianë me kombëtaren e tij. Për më tepër, Xhaka duket vërtet i interesuar të provojë një eksperiencë ndryshe, pas atyre në Premier League dhe Bundesliga.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI