Flash

Kultivuan kánabis në Mallakastër, dy të arrestuar, procedohet kryetari i fshatit

Lapsi.al 8 July 2025
Kultivuan kánabis në Mallakastër, dy të arrestuar,

Dy persona janë arrestuar në fshatin Visokë të Mallakastrës pasi kultivuan parcelën me bimë narkotike. Po ashtu është proceduar penalisht dhe kryetari i fshatit për shpërdorim detyre. Policia asgjësoi 132 bimë kanabis.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. U kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Visokë, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Visokë. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Mazren”, në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI