Flash

Julio Sergio, gjesti prekës: rruan flokët bashkë me djalin e tij të sëmurë nga tumori

Lapsi.al 8 July 2025
Julio Sergio, gjesti prekës: rruan flokët bashkë me djalin e tij
Një buzëqeshje shumë e madhe pavarësisht dhimbjes, një gjest që vlen shumë më tepër se të gjitha pritjet e bëra gjatë karrierës së tij: Julio Sergio është bërë shkëmbi i djalit të tij Enzo, i cili prej disa vitesh po përballon sëmundjen duke u mbështetur te forca e të atit. Djalit 15-vjeçar në vitin 2020 iu diagnostikua një tumor në tru gjatë një kontrolli dhe që prej asaj kohe ka filluar kalvari që nuk e ka përballuar kurrë vetëm. Djali ka nevojë për kura të reja dhe edhe këtë herë ish-portieri i Romës i ka dhënë forcë. Prekëse është videoja ku ai i rruan flokët në zero bashkë me djalin e tij, gjithmonë me buzëqeshje dhe optimizëm të madh. Ish-lojtari e publikoi dje videon në profilin e tij në rrjetet sociale duke vendosur si sfond këngën Viva a Vida të Felipe Duram. Një gjest simbolik por që vlen jashtëzakonisht shumë për vogëlushin Enzo që po përballet me një pengesë tjetër të madhe, gjithmonë dorë për dore me babain e tij.

Video prekëse e Julio Sergio dhe djalit të tij

Nuk duhen fjalë përballë këtyre pamjeve që shpjegojnë shumë mirë marrëdhënien e veçantë që ekziston mes tyre. Që kur ishte 10 vjeç Enzo është përballur me një tumor në tru: dy vite më parë iu nënshtrua një operacioni shumë delikat dhe së shpejti e presin kura të reja për ta ndihmuar të mposhtë sëmundjen, i mbështetur nga familja e tij dhe nga babai që për të është bërë një shembull për t’u ndjekur. Julio Sergio zgjodhi të rruajë flokët në zero bashkë me djalin e tij, duke qeshur dhe bërë shaka te berberi që u përpoq t’i rruante të dy njëkohësisht.
Ish-portieri i Romës ka vendosur të ndajë me tifozët në rrjetet sociale çdo moment, duke marrë edhe gjeste të mëdha solidariteti. Pak ditë më parë Enzo ishte mysafir i Santos dhe takoi idhullin e tij Neymar, ndërsa në të kaluarën është bërë imazh i një fushate ndërgjegjësimi kundër tumoreve të zhvilluar në Brazil. Babai i tij ka thirrur emra të mëdhenj të futbollit për këtë mision dhe për të ndihmuar shumë fëmijë që si ai luftojnë kundër sëmundjes, gjithmonë me buzëqeshje dhe dashurinë e pakufishme që i shoqëron.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI