Flash

Joao Pedro, dy gola e ndjesë për Fluminensen e tij: Chelsea në finalen e Botërorit

Lapsi.al 8 July 2025
Joao Pedro, dy gola e ndjesë për Fluminensen e tij: Chelsea në

Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. Anglezët, në MetLife Stadium të Nju Jorkut, triumfuan ndaj Fluminense falë dygolëshit të blerjes së re Joao Pedro, ish-lojtar i Fluzaos i sapo mbërritur për 60 milionë paund nga Brighton. Ëndrra e brazilianëve ndalet në gjysmëfinale pas një ecurie historike, ku arritën të eliminojnë Interin dhe Al Hilal. Sot, megjithatë, agresiviteti dhe intensiteti i brazilianëve nuk mjaftuan për të kufizuar cilësinë e lojtarëve të Blues: pas një pjese të parë të luftuar, anglezët morën plotësisht epërsinë. Tani Maresca pret rezultatin e gjysmëfinales tjetër, asaj mes Real Madrid dhe PSG, për të mësuar kundërshtarët në aktin final të Botërorit.

Një dygolësh i Joao Pedro rrëzon Fluminense dhe i dhuron Chelsea finalen e Kupës së Botës për Klube 2025. Braziliani, i rritur pikërisht në klubin e Rios me të cilin kishte debutuar në futbollin profesionist, shënoi dy gola për antologji kundër ish-skuadrës së tij: perlën e parë pas 18 minutash në pjesën e parë, një goditje me të djathtën me efekt në shtyllën e dytë; magjinë e dytë në minutën e 56’ të ndeshjes, një goditje e fuqishme me të djathtën poshtë traversës, me ndjesën e bashkangjitur për ish-tifozët e tij në të dyja rastet.

Lexo më tej: Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

E dukshme cilësia superiore dhe shpejtësia më e madhe e ekzekutimit të Chelsea krahasuar me Tricolor të drejtuar nga Renato Portaluppi, që gjithsesi mbetet surpriza e turneut amerikan. Të dielën më 13 korrik, në të njëjtin MetLife Stadium (në East Rutherford, periferi të Nju Jorkut) ku u luajt kjo gjysmëfinale, Chelsea në orën 21 sipas orës italiane – ora 15 lokale – do të përballet me fituesin mes PSG-së dhe Real Madrid-it, që zbresin në fushë nesër më 9 korrik.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI