Flash

Çfarë i tha Allegri portugezit Leao në stërvitjen e parë te Milan: gjesti domethënës

Lapsi.al 8 July 2025
Çfarë i tha Allegri portugezit Leao në stërvitjen e
Milan rifillon me rikthimin e teknikut Max Allegri. Pas konferencës për shtyp të prezantimit dhe stërvitjes së parë të hapur për tifozët në Milanello, ka nisur epoka e dytë e trajnerit livornez në krye të Djallit. Një nga temat më të diskutuara në shtëpinë kuqezi pas zyrtarizimit të trajnerit të ri është mënyra se si Allegri mendon ta përdorë në fushë portugezin Rafael Leao. Para seancës, të dy kanë ecur së bashku përgjatë shëtitores që të çonte drejt fushës ku u zhvillua seanca dhe si gjatë ‘partitellës’ ashtu edhe gjatë ushtrimeve, Allegri i është afruar shpesh futbollistit portugez për t’i dhënë udhëzime. Një marrëdhënie që mund të bëhet themeli i Milanit të ri.

Allegri e Leao, biseda të shpeshta në stërvitjen e parë

Gjatë seancës së stërvitjes Massimiliano Allegri iu afrua disa herë portugezit Leao për t’i dhënë udhëzime, duke u fokusuar në detaje si qëndrimi i trupit ndaj aksionit që po zhvillohej ose drejt portës. Tekniku shpesh i ka bërtitur atij “hapu, hapu” gjatë ‘sfidës’ së zotërimit të topit dhe në bisedat e afërta mes të dyve, ndjesia e bashkëpunimit dukej tashmë mjaft e konsoliduar. Allegri gjithmonë ka pasur një lidhje shumë të fortë me liderët teknikë të skuadrave të tij dhe qëllimi i tij duket se është ta bëjë lojtarin edhe më të përgjegjshëm, për ta kthyer në pikë referimi për shokët e skuadrës. Në çdo pushim të seancës Max iu afrua portugezit për t’i folur, mes dialogëve kryesisht teknikë dhe ndonjë buzëqeshjeje për t’ia lehtësuar ditën e parë të ‘punës së vërtetë’. “Në kokë”, i thotë në një moment tekniku dhe ndoshta pikërisht aty dëshiron të rifillojë: Allegri kërkon një futbollist gjithmonë shumë të përqendruar dhe të aftë të lexojë të gjitha situatat në fushë, pa u mbështetur vetëm te instinkti dhe aftësitë e tij të pamohueshme teknike.

Allegri: “Leao do të bëjë një sezon të madh”

Massimiliano Allegri, gjatë konferencës për shtyp të prezantimit si trajner i Milan, foli kështu për portugezin Leao: “Fola me të në mëngjes, e pashë mirë. Besoj se tani mund të hyjë vërtet në moshën e pjekurisë. Është një djalë i mirë dhe jam i sigurt se do të bëjë një sezon të madh me ne.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI