Fenerbahçe padit francezin
Menjëherë pas këtyre deklaratave të sulmuesit, Fenerbahçe ka njoftuar veprime ligjore ndaj tij për “përfaqësimin e rremë nga ana e atletit të fakteve që lidhen me trajtimin e tij për një problem shëndetësor.” Pas një gjysme të parë sezoni mjaft pozitive, paraqitjet e futbollistit francez ranë ndjeshëm, deri në atë pikë sa Mourinho e qortoi për faktin që nuk ishte stërvitur siç duhej: “Mund t’i modifikojë fotot nëse do… nuk është stërvitur për katër ditë rresht në tre muajt e fundit.”MANDATORY STATEMENT We have followed with astonishment the recent statements made by Allan Saint-Maximin, who played for our club during the 2024–25 season, on a social media platform.
By distorting the facts regarding the medical treatment he received following a health issue,… — Fenerbahçe English (@Fenerbahce_EN) July 4, 2025
Saint-Maximin: “Te Fenerbahçe kanë tentuar të më drogojnë”
Gjatë një bisede në kanalin YouTube të Zack Nani, pasi tregoi gjithë karrierën e tij futbollistike, Saint-Maximin rrëfeu përvojën te Fenerbahçe dhe, pasi lavdëroi tifozët, filloi të flasë për kërcënime dhe mungesë empatie nga klubi, të cilit, siç thekson vetë lojtari, nuk i interesonte që babai i tij ndodhej në spital duke luftuar për jetën: “E vetmja gjë e rëndësishme është ndeshja që kemi. Por ku është ana njerëzore? Në momentin që jam në vështirësi, duhet të më mbrosh, apo jo?” Këto vështirësi që ka pasur te Fenerbahçe kanë qenë çelësi i paraqitjeve të tij, deri në atë pikë sa ka qenë i detyruar t’i drejtohej direkt Mourinhos për t’i “folur si burrë me burrë.” Lojtari e ka përshkruar periudhën atje si një luftë toksike: “Pavarësisht gjithçkaje, kam tentuar të jap maksimumin. Kam folur me Mourinhon, që është një trajner i jashtëzakonshëm dhe kam shumë respekt për të. Më ka ndihmuar të përparoj, por fatkeqësisht nuk i arritëm objektivat tona. Por edhe ai ka pasur shumë pengesa”.Je vois que ça part dans tous les sens sur Twitter du coup je vais préciser ce que j’ai dit, je parlais de ces gens autour du club qui sont prêts à tout. Dans mon cas lorsque j’ai été malade on m’a quasiment donné un traitement qui est considéré comme produit dopant, je ne sais… https://t.co/XPB0QyN4Av
— Allan Saint-Maximin (@asaintmaximin) July 4, 2025