Flash

Luis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo Jota: plasin polemika

Lapsi.al 7 July 2025
Luis Diaz ishte në një festë gjatë funeralit të Diogo
Mungesa e Luis Diaz në funeralin e Diogo Jota dhe André Silva ka shkaktuar një polemikë pa fund. Nëse mungesa e Cristiano Ronaldo është justifikuar disi, shoku i tij i skuadrës ka ngritur një skandal sepse në ditën e lamtumirës së fundit ndodhej në Kolumbi duke regjistruar disa video festive me disa sponsorë. Në pamjet shihet lojtari që kërcen me disa persona, çmendet dhe argëtohet ndërkohë që në anën tjetër të botës i gjithë Liverpool-i është mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të skuadrës që humbi jetën bashkë me vëllain e tij si pasojë e një aksidenti rrugor të tmerrshëm. Ishin angazhime tregtare të parevokueshme, por kolumbiani gjithsesi do të duhet të japë shpjegime, pasi videot janë bërë virale dhe kanë ngritur një stuhi të madhe në rrjetet sociale.

Luis Diaz nën akuzë, kërcente në ditën e funeralit të portugezit

Mes të dyve ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë, aq sa në ditët e trishta të rrëmbimit të babait të Luis Diaz-it kishte qenë pikërisht Diogo Jota që i kishte dedikuar një gol duke ngritur në qiell fanellën e tij. Mungesa e kolumbianit ka bërë shumë zhurmë, sidomos sepse në funeral ishin të pranishëm edhe Ruben Neves dhe Cancelo që vetëm pak orë më parë ishin të angazhuar në Botërorin për Klube në Shtetet e Bashkuara. Ishin të gjithë përveç sulmuesit të Liverpool i cili, pasi i kishte dedikuar disa fjalë në rrjetet sociale, nuk u kthye në Portugali ku u zhvillua lamtumira e fundit për dy lojtarët. Polemika ka lindur sepse pikërisht në ato orë Luis Diaz është kapur duke kërcyer dhe festuar me disa persona, duke u argëtuar ndërkohë që përreth tij kishte një atmosferë krejtësisht ndryshe. Po respektonte disa marrëveshje tregtare me disa sponsorë që me gjasë ishin të parevokueshme, por kjo për shumëkënd nuk është një justifikim bindës, pasi ai duhej të respektonte zisë për humbjen tragjike të shokut të tij të skuadrës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI