Mbappé tërheq padinë për dëme morale ndaj PSG
Një rastësi, por shumë e çuditshme dhe që nuk kaloi pa u vënë re: fillimisht padia, pastaj postimi në rrjetet sociale kundër tij dhe më pas tërheqja e akuzave. Të gjitha brenda pak ditësh, që e vunë sërish në faqet e para yllin e Real Madrid për çështje jashtë fushe, ndërsa po përpiqet të rikthejë formën e tij më të mirë fizike në prag të gjysmëfinales që Casa Blanca do ta luajë pikërisht kundër PSG në Botërorin për Klube. Ku Mbappé mund të nisë sërish nga stoli pas problemeve fizike të pësuara javët e fundit që e kanë lodhur.Booba e “këshilla”: “Luaj futboll, shit fanella. Mos na çaj ka*in”
Pikërisht “virusi i zorrëve” që pësoi lojtari francez ka qenë në qendër të akuzave të fshehta, por të drejtpërdrejta të reperit Booba ndaj Mbappé: sulmuesi i teknikut Xabi Alonso humbi një pjesë të madhe të pjesës së parë të Botërorit për Klube, i detyruar të mos stërvitej për shkak të një problemi gastroenterik që i shkaktoi humbjen e disa kilogramëve, problem që e mori gjatë qëndrimit në Miami. Ndoshta — sipas aludimeve të Booba — marrë në rrethana “të dyshimta” dhe gati për t’u zbuluar nëse lojtari do të vazhdonte me akuzat ndaj PSG. Por që do të mbeten sekrete, pasi pikërisht në prag të ndeshjes, Mbappé u ka dhënë mandat avokatëve të tij të tërheqin kallëzimin: “Luaj futboll, shëno gola dhe shit fanella” shkruhej ndër të tjera në mesazhin social, mëse i qartë. “Mos na shqetëso shumë, Kyky. Dhe nxirre patentën!”..@KMbappe Si tu laisses pas Nasser tranquille je vais lui dire ce que tu fais à Palm Beach et avec qui et pourquoi tu as chopé une "gastro". Joue au foot marque des buts et vends des maillots. Tu vas pas nous péter les couilles longtemps Kyky. Et passe ton permis! pic.twitter.com/WUt6q6t1YC
— Booba (@booba) June 26, 2025