Flash

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Berisha: Qytetarët pësuan agresionin toksik më të madh

Lapsi.al 7 July 2025
Djegia e mbetjeve në Elbasan, Berisha: Qytetarët pësuan

Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij pas daljes nga godina e SPAK, ka deklaruar se landfilli i Elbasanit ishte prej 6 ditësh në flakë duke e quajtur ngjarjen një krim mjedisor.

Berisha u shpreh se qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e qytetit. Gjithashtu theksoi ai, e njëjta gjë po ndodh edhe në qytetin e Vlorës.

"Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit. Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët dioksinë që mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës", tha Berisha.

Berisha sqaroi edhe arsyen e mos marrjes pjesë në seancën e parë për dosjen “Partizanin”. Ai tha se nuk kishte marrë një njoftim zyrtar dhe se ishte në një udhëtim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dh...

08:14

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI