Flash

Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë

Lapsi.al 7 July 2025
Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon

Jo vetëm Hakan Calhanoglu, revolucioni në kabinën e dirigjimit në shtëpinë Inter mund të përfshijë edhe mesfushorin e Kombëtares Kristian Asllani. I ardhur nga Empoli në verën e vitit 2022 për rreth 15 milionë, dirigjenti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur kurrë të imponohet, duke u përballur me peshën e përgjegjësive në një rol delikat si ai i zëvendës-Calhas. Ish-lojtari i Empolit do të donte të kishte më shumë hapësirë dhe një largim i tij nuk përjashtohet, me zikaltërit që gjithashtu do të kishin hapur për një lamtumirë të mundshme të Asllanit.

Dirigjenti shqiptar ka treg në Spanjë dhe – sipas asaj që raporton As – në veçanti i pëlqen Betis Sevilla. Bardhejeshilët kanë nevojë për një mesfushor për të zëvendësuar Johnny Cardoso, që pritet të bëhet një lojtar i ri i Atletico Madrid. Asllani nuk konsiderohet i pashitshëm nga zikaltërit dhe interesi i Betis është konkret. Për momentin megjithatë ka distancë mes kërkesës dhe ofertës: Inter e vlerëson lojtarin 18-20 milionë euro, ndërsa spanjollët nuk do të donin të shpenzonin më shumë se 10 milionë. Jo vetëm kaq, edhe pse nga Spanja filtrohet optimizëm për përfundimin me sukses të marrëveshjes, mesfushori nuk duket se ka hapur për destinacionin Betis.

Lexo më tej: Chivu merr çelësin dhe mbyll Interin në hotel: përballja mes lojtarëve gjatë natës

Asllani e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë në dy vitet e tij të para në shtëpinë Inter. Shqiptari ka grumbulluar vetëm shtatë paraqitje si titullar nga 29 prezenca sezonale në sezonin 22/23, ndërsa në sezonin e titullit ka grumbulluar nëntë ndeshje nga minuta e parë nga 31 prezenca. Vitin e kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike të Calhanoglu, minutazhi i Asllanit u rrit ndjeshëm me shqiptarin që arriti kuotën e 20 paraqitjeve si titullar nga 39 prezenca sezonale. Sidoqoftë, edhe me më shumë mundësi në fushë, Asllani nuk arriti të imponohej dhe për këtë arsye në shtëpinë e Inter ka hapje për shitjen e ish-lojtarit të Empolit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI