Flash

Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në gjysmëfinale PSG

Lapsi.al 6 July 2025
Real Madrid thyen mes spektaklit e telasheve Dortmund:Mbappé gjen në

Real shkatërron Dortmund me një pjesë të parë perfekte, pastaj menaxhon ndeshjen deri në minutën e 93’, kur gjithçka rihapet në një fund të çmendur dhe fluturon në gjysmëfinale. Në MetLife Stadium përfundon 3-2 për Merengues, të cilët kalojnë përpara pas vetëm 10 minutash me të zakonshmin Gonzalo Garcia, goli i katërt në turne. Sulmuesi me akrobaci e dërgon topin pas shpinës së Kobel, falë një pasimi të shkëlqyer të Arda Guler. Nga një Garcia tek tjetri: dhjetë minuta më vonë i takon Franit të shtyjë në rrjetë asistin e Alexander Arnold dhe të gjejë kështu golin e dyfishimit.

Ndeshja e mbyllur pas 20 minutash dhe Borussia plotësisht e mpirë nga loja me pasime e skuadrës së Xabi Alonso, thjesht perfekte në menaxhimin e topit. Kovac përpiqet të ndërhyjë në pjesën e dytë me një zëvendësim të trefishtë, dhe në fakt Borussia duket më reaktive në çerekun e parë të orës. Por pastaj, ndryshon edhe Xabi: fut Modric, Mbappé dhe Ceballos dhe topi i ngjitet sërish këmbëve të lojtarëve me fanellë të bardhë.

Lexo më tej: PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale

E vetmja drithërimë në pjesën e dytë është një ndërhyrje në kufi e Yan Couto që ngre shumë këmbën dhe godet Fran Garcia në nivelin e fytyrës në mesfushë. Arbitri pret kontrollin e VAR dhe pastaj zgjedh faljen: vetëm karton i verdhë. Pastaj ndodh e pabesueshmja: Rudiger gabon një largim dhe Beier, paksa në befasi, i hap gjithçka. Është minuta e 93’ dhe ka ende për të ndodhur gjithçka. Një minutë më pas Mbappé me një gjysmë rovjeshatë shënon për 3-1, por në sulmin e fundit të Dortmund Huijsen ndëshkohet me të kuq dhe i dhuron penalltinë e 3-2 Guirassy. Pastaj Real Madrid forcon radhët në shtesën e shtesës dhe fluturon në gjysmëfinale, ku do të gjejë PSG për një përballje yjesh. Në shenjën, natyrisht, të Kylian Mbappé.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI