Flash

Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë

Lapsi.al 5 July 2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në

Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, shumë larg premtimit të tij për t’i dhënë fund shpejt konfliktit që bëri gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk e di. Nuk mund t’ju them nëse kjo do të ndodhë apo jo”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, kur u pyet nëse ishte i bindur se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftimeve.

Kur u pyet nëse përfundimi i luftës ishte një përparësi, presidenti tha: Po. Do të doja ta shihja të ndodhte.

Bëhet e ditur se gjatë gjithë fushatës, Trump u zotua të përfundonte luftimet midis dy vendeve që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Ai më vonë u tërhoq në një intervistë me revistën TIME, duke e quajtur premtimin “një ekzagjerim”.

“Ne ndihmuam shumë vende. Situata në Ukrainë – kjo është një marrëveshje e Bidenit. Nuk është një marrëveshje e Trumpit. Po përpiqem ta përfundoj,” tha Trump.

Trump është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje midis dy vendeve. Por në të kaluarën, ai ka kërcënuar të largohet nga lufta, mes frustrimit të tij në rritje me luftimet e vazhdueshme. Ai foli në telefon si me presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

Telefonata e tij me udhëheqësin rus “nuk pati përparim,” siç konfirmoi vetë Trump.

Ndërsa biseda e tij me Zelenskyn dukej më produktive. Zelensky tha se të dy udhëheqësit patën një “bisedë shumë të rëndësishme dhe të frytshme” në të cilën diskutuan mbrojtjen ajrore të Ukrainës, prodhimin e përbashkët të mbrojtjes dhe “prokurimin dhe investimet e ndërsjella”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI