Flash

PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e Dembélé, francezët në gjysmëfinale

Lapsi.al 5 July 2025
PSG me 9 lojtarë eliminon Bayern Mynih: Doué e

Paris Saint-Germain është në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube pasi mundi 2-0 Bayern Munich në çerekfinalen e zhvilluar në Atlanta. Në një ndeshje të pasur me raste për gol dhe me portierët Neuer e Donnarumma protagonistë, aksioni fitues për kampionët në fuqi të Europës erdhi në minutën e 78’ me një goditje të saktë me të majtën nga Desiré Doué nga kufiri i zonës që e befasoi Neuer. Në kohën shtesë erdhi dyfishimi nga Dembélé. Dy gola të anuluar për Bayern Munich, një për Upamecanon në pjesën e parë dhe një për Kane në fund. Për t’u theksuar dëmtimi i rëndë i Musiala pak para pushimit pas një përplasjeje në lojë me portierin Donnarumma dhe përjashtimi i Pacho dy minuta pas avantazhit, me mbrojtësin e PSG që do të mungojë në gjysmëfinale kundër fitueses së Real Madrid-Borussia Dortmund. Karton i kuq edhe për Lucas Hernandez në shtesë.

Désiré Doué dhe Dembélé e çojnë PSG në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Dy gola, të dy në pjesën e dytë, për të vulosur kështu ndeshjen e Atlantës kundër një Bayern Munich që disa herë u përplas në murin Donnarumma. Parizienët në gjysmëfinale do të përballen me fituesen e Real Madrid-Borussia Dortmund.

Lexo më tej: PSG ngatërrohet me strategjinë e vet: Vitinha godet keq, skema nuk funksionon

Ndeshja ishte gjithmonë në ekuilibër, deri në fund, por mbi të gjitha u shënua nga dëmtimi shumë i rëndë i gjermanit Musiala i cili u detyrua të largohej nga fusha me barelë dhe mes lotësh në shtesën e pjesës së parë. Pjesa e parë u mbyll pa gola por me shumë raste dhe mbi të gjitha me shumë ndërhyrje të mëdha nga Donnarumma dhe Neuer.

Në pjesën e dytë u vazhdua me të njëjtin skenar si pjesa e parë por ndeshja ndryshoi në minutën e 78’ me golin e Doué: një goditje e fuqishme me të majtën nga e majta (gjithçka nisi nga një top i humbur nga Kane). Në minutën e 87’ u anulua gjithashtu një gol për Kane, përsëri për pozicion jashtë loje, pastaj ndodhi gjithçka: dy kartonë të kuq direkt për PSG-në që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë dhe një verifikim i gjatë për një penallti të mundshme për bavarezët që në fund nuk u akordua. Luis Enrique fluturon në gjysmëfinale, Bayern kthehet në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI