Flash

Fabrika e përpunimit të bakrit shkarkon mbetjet në lumin Fan, ndotje shqetësuese

Lapsi.al 5 July 2025
Fabrika e përpunimit të bakrit shkarkon mbetjet në lumin Fan,

Një tjetër krim mjedisor po ndodh në lumin Fan, pas ndotjes alarmante të lumit Vjosa. Mësohet se fabrika e përpunimit të bakrit “Ber Alb” po shkarkon mbetjet e saj industriale në lumin Fan, pa asnjë filtrim apo kontroll.

Ndotja nis që në digën e fabrikës, ku mbetjet sterile të bakrit lëshohen në rrjedhën e lumit. Uji që del nga fabrika bashkohet me lumin e pastër, duke transformuar krejtësisht rrjedhën natyrore dhe duke përçuar ndotjen në disa fshatra të Njësisë Administrative Gjegjan.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë se uji dhe shtrati i lumit kanë marrë një ngjyrë të errët, tipike për ndotjen nga metale të rënda. Banorët të shqetësuar flasin per dëmet e mëdha në bujqësi e blegtori. Ata kërkojnë që shteti të pezullojë punën e fabrikës dhe ta detyrojë të vendosë fitra pastrimi, pasi ky është episod i përsëritur.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI