Flash

DW: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Lapsi.al 5 July 2025
DW: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Qeveria gjermane i konfirmoi njoftimet për përdorimin e kloropikrinës, një lëndë kimike luftarake që dëmton mushkëritë. Në përqendrime të larta në hapësira të mbyllura kloropikrina, e cila është përdorur edhe gjatë Luftës I Botërore, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe i armëve të tjera kimike nga Rusia në luftën në Ukrainë, përbën shkelje të rëndë marrëveshjes për ndalimin e përdorimit të lëndëve kimike, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius.

Rrezik edhe për pjesën tjetër të Evropës dhe botën

Ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans, informoi Parlamentin në Hagë rreth informacioneve të shërbimeve sekrete, se Rusia përdor armë kimike në mënyrë sistematike dhe në shkallë të gjerë.

"Ky është një zhvillim i rrezikshëm, krejtësisht i papranueshëm dhe tregon edhe një herë brutalitetin e agresorit me të cilin po përballet Ukraina" - tha ai. Përdorimi i armëve kimike në konflikte nga Rusia është gjithashtu rrezik për "pjesën tjetër të Evropës dhe për botën", tha Brekelmans.

Edhe Britania e Madhe dhe SHBA e akuzuan vitin e kaluar Rusinë për përdorimin e armës kimike kloropikrinë kundër ushtarëve ukrainas.

Rusia investon shumë në programin e saj të armëve kimike

Sipas vëzhgimeve të BND, MIVD dhe AIVD, udhëheqja ruse dhe forcat e saj të mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike e mbështesin dhe e nxisin në mënyrë aktive përdorimin e armëve kimike të ndaluara. Ka shumë të ngjarë që kjo të vazhdojë të përbëjë një kërcënim.

Përveç kësaj Rusia po investon shumë në programin e saj të armëve kimike. Hulumtimet në këtë fushë po zgjerohen dhe po rekrutohen shkencëtarë të rinj. Ministri ukrainas i Mbrojtjes deklaroi se Rusia ka përdorur deri tani mbi 9,000 herë armë kimike kundër trupave ukrainase. Sipas Ukrainës të paktën tri vdekje mund t'u atribuohen drejtpërdrejt efekteve të armëve kimike./ DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI