Flash

Chelsea thyen 2-1 Palmeiras: nuk ka derbi brazilian në gjysmëfinale kundër Fluminense

Lapsi.al 5 July 2025
Chelsea thyen 2-1 Palmeiras: nuk ka derbi brazilian në gjysmëfinale

Chelsea mund Palmeiras me rezultatin 2-1 në Filadelfia dhe shkon në gjysmëfinale të Botërorit për Klube, ku do të takojë Fluminense, që kishte mposhtur Al Hilal të drejtuar nga Simone Inzaghi. Blues hapën ndeshjen në minutën e 16’ me Cole Palmer, por më pas u barazuan në minutën e 53’ nga Estevao. Autogoli i Giay në minutën e 83’ (i shkaktuar nga Malo Gusto) i kualifikon më tej londinezët.

Chelsea i teknikut Enzo Maresca është gjysmëfinalistja e dytë e Botërorit për Klube 2025: londinezët mposhtën 2-1 Palmeiras dhe gjejnë një tjetër skuadër braziliane në fazën tjetër, Fluminense. Që në fillim Blues e nisën shumë fort, duke menaxhuar zotërimin e topit dhe duke i shtyrë amerikanolatinët në gjysmën e tyre të fushës. Për avantazhin e anglezëve mjaftoi të pritej vetëm minuta e 16’: asist i Chalobah nga e djathta dhe goditje e saktë me të majtën nga limiti i zonës i të zakonshmit Cole Palmer. Skuadra angleze shtyu fort dhe krijoi raste të panumërta, por pjesa e pare u mbyll vetëm 1-0.

Lexo më tej: Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon Fluminense në gjysmëfinale

Në fillim të pjesës së dytë erdhi dushi i ftohtë për blutë e Londrës: në minutën e 53’ Estevao, nga një pozicion shumë i prapambetur, gjeti këndin e portës pas një veprimi të Richard Rios dhe barazoi rezultatin pothuajse befas. Goli i pësuar zgjoi Palmer dhe shokët e tij (pas një fillimi jo të jashtëzakonshëm), dhe Chelsea u kthye të bëjë presion fort. Brazilianët duken se mund të arrinin të mbroheshin për ta çuar sfidën në shtesa, por në minutën e 83’ erdhi goli i fitores: aksion i zhvilluar nga goditja e këndit, me Malo Gusto që provoi goditjen dhe gjeti për fat devijimin në portën e vet të mbrojtësit Giay, që e mashtron Weverton. Chelsea, falë këtij autogoli, arrin të fitojë 2-1 dhe të bashkohet me Fluminense në gjysmëfinale, ndërsa Palmeiras eliminohet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI