Flash

Thomas Partey akuzohet për për*hunimin e 3 grave nga Policia angleze: "Mohoj akuzat"

Lapsi.al 4 July 2025
Thomas Partey akuzohet për për*hunimin e 3 grave nga Policia angleze:

Thomas Partey, ish-mesfushori i Arsenal, është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual ndaj tre grave nga Policia angleze. Krimet dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2021 dhe 2022, me akuzat që vijnë pas një hetimi të nisur në shkurt 2022 pas denoncimit të parë të marrë nga policia. Futbollisti do të paraqitet para gjykatës së magjistratëve të Westminster të martën më 5 gusht.

Në njoftimin e policisë angleze thuhet: “Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (Crown Prosecution Service) ka autorizuar Shërbimin e Policisë Metropolitane që të akuzojë një burrë pasi detektivët paraqitën një dosje me prova”.

Detektivi mbikëqyrës Andy Furphy, në krye të ekipit hetues, ka deklaruar: “Prioriteti ynë mbetet të ofrojmë mbështetje për gratë që kanë dalë përpara. I kërkojmë kujtdo që është përfshirë në këtë çështje, ose ka informacione, të kontaktojë ekipin tonë”.

Në një deklaratë zyrtare, avokatja e Partey, Jenny Wiltshire, ka deklaruar: “Thomas Partey mohon të gjitha akuzat ndaj tij. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe CPS gjatë hetimeve trevjeçare. Tani ai mirëpret mundësinë për të rehabilituar më në fund emrin e tij. Duke qenë se aktualisht janë në zhvillim procedura gjyqësore, klienti im nuk është në gjendje të japë deklarata të mëtejshme”.

Njoftimi i Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës ka autorizuar sot Policinë Metropolitane që të akuzojë Thomas Partey për përdhunim të shumtë. Partey, 32 vjeç, do të duhet të përgjigjet për pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për dhunë seksuale. Akuzat lidhen me tre gra të ndryshme që kanë denoncuar episode të ndodhura mes viteve 2021 dhe 2022. Partey do të paraqitet para Gjykatës së Magjistratëve të Westminster-it të martën më 5 gusht 2025.

Thomas Partey akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual nga tre gra të ndryshme

Mesfushori ganez, i cili nuk arriti marrëveshjen për rinovim me Arsenal-in dhe tani është lojtar i lirë, është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual nga tre gra të ndryshme. Këto janë pikat e akuzës që i janë vënë futbollistit:

*dy akuza për përdhunim kanë të bëjnë me një grua;

*tre akuza për përdhunim kanë të bëjnë me një grua të dytë;

*një akuzë për sulm seksual ka të bëjë me një grua të tretë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI