Flash

Shuhet Peter Rufai: portieri historik i Nigerisë, që karrierën e bëri në Europë

Lapsi.al 4 July 2025
Shuhet Peter Rufai: portieri historik i Nigerisë, që karrierën e
Një e enjte vërtet e keqe për futbollin botëror. Më 3 korrik vdiqën vëllezërit Diogo dhe André Jota në Spanjë, në një aksident rrugor. Ndërsa në Nigeri ka ndërruar jetë Peter Rufai, portieri historik i Nigerisë, një ikonë e futbollit afrikan që mbrojti portën e kombëtares së Super Eagles në Botërorin e vitit 1994 dhe të 1998. Rufai ishte 61 vjeç dhe ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmin e ka dhënë federata e futbollit të Nigerisë, e cila me një postim ka shpallur lamtumirën e Peter Rufai, portier i Nigerisë në 70 raste, që mbrojti portën e Super Eagles në Kupën e Afrikës, të fituar në vitin 1994, dhe sidomos në Botërorin e USA ’94 dhe të Francës ’98. Ishte ai mes shtyllave kur Roberto Baggio shënoi dygolëshin e përmbysjes kundër Nigerisë në 1/8 e finales, duke mbyllur ëndrrën për Nigerinë që synonte në atë Botëror të përsëriste arritjet e Kamerunit. Katër vite më pas Milutinovic e konfirmoi si titullar për Botërorin e Francës, ku Super Eagles eliminuan Spanjën dhe u dorëzuan në 1/8 me Danimarkën.

Njëmbëdhjetë sezone në Europë për Rufai

Një rrugëtim i pazakontë për portierin Rufai që u detyrua të emigronte në Benin për të bërë karrierë. Arriti rezultate të rëndësishme, u rrit, fitoi dhe fitoi vendin në kombëtare. Duke qenë titullar me Nigerinë arriti të shkonte në Europë. Luajti për katër sezone në Belgjikë dhe Portugali, një sezon në Holandë dhe dy në Spanjë. Ishte portier i Lokerenit, Farenses, Herculesit dhe Deportivo La Corunës, edhe pse me bardhekaltërit nuk ishte titullar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI