Flash

Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn

Lapsi.al 4 July 2025
Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj

Tensione dhe përplasje janë regjistruar në seancën gjyqësore që po zhvillohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Plarent Dervishaj është nxjerrë nga salla pasi ka ofenduar Erjon Alibejn. Ky i fundit po dëshmon për atentatin në cilësinë e të penduarit të drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë".

Dervishaj akuzohet se ka urdhëruar atentatin ndaj ish-prokurorit. Ndërkohë më herët në seancë, Alibej ka deklaruar se pasi kishin bërë atentatin, ata kishin lënë prova pas.

Për këtë arsye, Alibej theksoi se atentati ndaj Ndojës u zbulua shpejt dhe se mbrapa tij ishte Plaurenti. Me tej, Alibej përfundoi duke theksuar se Ndojen donin që ta vrisnin me spajper te Gjiri i Lalzit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI