Flash

Pas kritikave të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës

Lapsi.al 4 July 2025
Pas kritikave të Ramës, japin dorëheqjen të gjithë

Pas urdhrit të prerë të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Ermal Dredha.

Burime nga brenda bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre.

Kryeministri ishte paraditen e djeshme në bashkinë e Vlorës, i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre. Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:02

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin. Moti prit...

07:17

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI