Flash

Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga Greqia dhe Franca

Lapsi.al 4 July 2025
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarë nga

Ekstradohen nga Greqia dhe nga Franca, 2 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 46-vjeçari Viktor Daci u kap në Greqi pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë arrest në burg për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Paul Deda, ish-truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri, u kap në Francë pasi ishte në kërkim për trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash.

"Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, gjatë këtyre fazave të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasve:

-Viktor Daci, 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale", njoftoi policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:02

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin. Moti prit...

07:17

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI