Flash

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë

Lapsi.al 4 July 2025
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike në GJKKO për

Gjykata e Posaçme mban sot seancën për vlerësimin e masës ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. GJKKO ka caktuar masën "detyrim paraqitje" ndaj Myzyrit. Me vendimin e GJKKO, Myzyri gjithashtu është pezulluar nga detyra.

Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.

Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI