Flash

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec

Lapsi.al 4 July 2025
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit pasi kishin kultivuar 65 bimë kanabis vendin e quajtur "Toka e zezë" . Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 82.6 lekë dhe d...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI