Flash

Berisha: SPAK jo vetëm që nuk heton, por mbron kartelet e drogës

Lapsi.al 4 July 2025
Berisha: SPAK jo vetëm që nuk heton, por mbron kartelet e drogës

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur Prokuroria e Posaçme nuk i heton kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Përkundrazi sipas Berishës, SPAK ka gjetur mënyrën që edhe t'i mbrojë.

Ai tha më tej se SPAK nuk vepron kurrë ndaj bandave kriminale, përveç rasteve kur një tjetër shtet sjell dosje.

"Kjo është si puna e cigareve të Ergys Agasit. Çopjes, bashkëpunëtorit të Suel Çelës, i kanë gjetur 3 milionë euro nga Dubai në bankat europiane. E ka zënë nga investimet në jug. Altin Troplini është thjesht bashkëpunëtori i këtyre organizatave, që detyrohet të ndërhyjë vetëm kur vijnë dosje nga jashtë. A e konstatoni ju, të nderuar gazetarë dhe qytetarë se, kjo Prokurori nuk vepron kurrë kundër kartele të drogës dhe organizatave kriminale, në qoftë se një shtet nuk sjell dosje. A doni t’ua jap të gjitha me fakte? Për Altin Troplinin, krimi i organizuar nuk ekziston. Organizatat kriminale nuk ekzistojnë, kartelet e drogës nuk ekzistojnë.

Sjellin vendet partnere rregjistrime për x, y dhe merren me të. Po paratë e Arkend Ballës? 2 mln euro. Një rrogëtari në një universitet, që të gjitha nga firma e ortakut në Vlorë, të anëtarit të kartelit në Vlorë, Nexhmi Danaj, vëllait i ish-kryetarit të qarkut, ku ishte menaxher ky. Këta jo vetëm që nuk hetojnë, po kanë gjetur një mënyrë se si të mbrojnë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Bosin, koordinatorin e tyre e marrin gjoja, shkojnë e i sekuestrojnë makina që thuhet se ishin të Elvis Doçit, të Troplinëve. Hajt ta themi se nuk kanë qenë, se nuk mund të flas tani për pronësinë e tyre. Ky paska qenë krimi i tij. Skapi është një organizatë kriminale në duart e partisë së krimit, zotëri. Kaq është e vërteta.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI