Flash

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i Lalzit

Lapsi.al 4 July 2025
Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Alibej: Do ta vrisnin me snajper te Gjiri i

I penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Duke folur në seancën e GJKKO-së, Alibej ka deklaruar se pasi kishin bërë atentatin, ata kishin lënë prova pas.

Për këtë arsye, Alibej theksoi se atentati ndaj Ndojës u zbulua shpejt dhe se mbrapa tij ishte Plaurenti. Me tej, Alibej përfundoi duke theksuar se Ndojen donin që ta vrisnin me spajper te Gjiri i Lalzit.

"Në Sky me të kam folur për atentatet të familjes time dhe ajo që i kish ndodhur atij. Për atentatin ndaj tij më vinin fjalë që e kishte bere Lul Berisha. Se nga më vinin këto informacione nuk i mbaj mend. Dervishajt i kam dërguar një foto të një Kabashi që me erdhi një informacion. Në Tims me ndihmonte një punonjës policie që me jepte cdo gjë. Ai punonte në Elbasan, në Policinë e Elbasanit për afro 1 vit. Shtetasin Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor, nuk e kam njohur. Për të kam bërë një bisedë me Plarentin, pas atentatit, se ku ndodhej nuk e di. E dija që pas atentatit të Ndojës ishte Plaurenti pasi kishim folur për ato emra dhe ai nuk kuptonte arsyen pse i kishin bërë atij atentat. Atentati u zbulua shpejt pasi ata që bën atentatin pasi kishin lënë prova. Pasi u zbardh e pyes pse ndodhi kështu. Ai më tha se Redianin e kishte shumë shok dhe se e kishte bërë atentatin me dëshirë. Në atë kohë më tha se po përpiqej të prishte provat, te ekspertiza dhe që i kishin kërkuar 300 mijë euro. Sa i përket prokurorit mbaj mend që diskutonim pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper dhe me erdhën info që edhe atë donin ta ekzekutonin me snajper dhe po mundoheshim të gjenim kush ekzekuton me snajper. Në bisesa e sipër kemi folur që prokurori shkon te një lokal të Gjiri i Lalzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin atje me snajper," tha Alibej.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI