Flash

Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon Fluminense në gjysmëfinale

Lapsi.al 4 July 2025
Al Hilal, ëndrra mbaron në çerekfinale: Hercules dërgon

Nga Camping World Stadium i Orlandos vjen verdikti i parë i çerekfinaleve: Fluminense është në gjysmëfinale të Botërorit për Klube. Brazilianët, pasi eliminuan Interin në 1/8 e finales, nxjerrin jashtë edhe Al Hilal, të drejtuar nga Simone Inzaghi. Fitoren e "Tricolor" e firmosën golat e Martinelli dhe Hercules, i futur në protokollin e shënuesve edhe kundër zikaltërve. Arabët u përgjigjën me Marcos Leonardo për barazimin e përkohshëm. Djemtë e teknikut Renato tani presin fituesin e çerekfinales mes Chelsea dhe Palmeiras.

Tani nuk është më një surprizë, por një siguri e fortë: Fluminense mund 2-1 edhe Al Hilal dhe është gjysmëfinalistja e parë e Botërorit për Klube. Vendimtar sërish Hercules, mesfushori që, disa ditë më parë, kishte eliminuar Interin e teknikut Chivu. Martinelli kishte shënuar në pjesën e parë, më pas braziliani vulosi gjithçka në pjesën e dytë. Në mes erdhi barazimi i Marcos Leonardo, njeriu i “shpëtimit” për Simone Inzaghi, i cili megjithatë duhet të dorëzohet pikërisht në momentin më të bukur.

Lexo më tej: Inter jashtë Botërorit të Klubeve: Cano e Hercules dënojnë Chivu, feston Fluminense

Për sauditët mbetet gjithsesi krenaria që ndalën Real Madrid, mundën City dhe arritën një rezultat shumë përtej pritshmërive fillestare. Ajo që kalon në 4 më të mirat është megjithatë skuadra e teknikut Renato Portaluppi, e udhëhequr në fushë nga i përjetshmi Thiago Silva: në gjysmëfinale mund të ketë një tjetër derbi brazilian, gjithnjë nëse Palmeiras arrin të mposhtë favoritët e Chelsea.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI