Flash

Aksident në Greqi/ Përplasen dy urbanë, plagosen 32 persona, mes tyre edhe fëmijë

Lapsi.al 4 July 2025
Aksident në Greqi/ Përplasen dy urbanë, plagosen 32 persona, mes

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Kos në "Bulevardin Konstantinos Karamanlis". Mësohet se dy autobusët u përplasën në rrethana të paqarta. Nga ky aksident janë plagosur 32 persona.

Raportohet se tre prej tyre janë plagosur rëndë. Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis theksoi se jeta e tre të plagosurve rëndë nuk është në rrezik. Sipas dëshmisë së shoferit të autobusit të parë automjeti i tij ishte në lëvizje, sapo ishte nisur nga ndalesa, kur papritur autobusi i dytë erdhi me shpejtësi të madhe dhe u përplas në pjesën e pasme të automjetit.

Në vendngjarje ndodhen një ekip zjarrfikës, forcat e Policisë Rrugore dhe ambulancat e EKAB.

Të plagosurit po transportohen në Spitalin Asklepieion në Voula dhe katër fëmijë janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou. Transporti po kryhet me tetë ambulanca, dy automjete të reagimit të shpejtë dhe tre njësi të lëvizshme EKAB.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI