Flash

Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat

Lapsi.al 3 July 2025
Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat.

Sipas MPB-së, gjatë natës janë kontrolluar gjithsej 1.297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre, 72 për kundërvajtje dhe shtatë të tjerë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.

“Janë hequr të gjitha bllokadat në territorin e Serbisë dhe Beogradit dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare. Studentët kishin bllokuar rrugën dhe policia ndërhyri me automjete dhe dhunë.

“Ata u tërhoqën brenda fakultetit, por policët arritën deri në derë, ndërkohë që komandantët u thërrisnin për të mos hyrë”, tha ai, duke shtuar se pati disa të arrestuar.

Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit dhe deklaroi se ka vepruar vetëm ndaj atyre që kishin vendosur pengesa në rrugë, duke respektuar autonominë universitare.

Të këshilluara

Nis seanca plenare në Kuvend

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancën e sotme në rend dite është janë një sërë projektligjesh për të diskut...

10:20

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI